Pogba mahnit fansat e Juves (video)

18 korrik 2022 | 16:08

Rikthimi i Pogba te Juventus është padyshim një nga afrimet më të bujshme këtë merkato verore.

Mesfushori francez nuk rinovoi me Manchester United dhe u rikthye pa hezitim te klubi italian i Juventusit.

Në një ndeshje stërvitore, Pogba ka dhuruar spektakël me topin. Ai ka dribluar mjaft bukur dy lojtarë dhe më pas ka dhuruar nje pasim të mahnitshëm me themrën e këmbës.

Këto pamje janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe menjëherë ka bërë jehonë forma e mrekullueshme e francezit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë vendosur të bashkojnë jetën…