Pogba mohon problemet me Mourinhon
23 prill 2018
| 15:24
Paul Pogba mohon problemet me trajnerin Jose Mourinho, ani pse në këtë sezon është ulur edhe në bankën rezervë.
“Nuk kam asnjë problem me të. Jam pjesë e një klubi të madh, si Manchester United. Jam futbollist me ambicie dhe më pëlqen të jap më të mirën nga vetja ime. Ai është trajner, ai i merr vendimet. Si lojtar, i pranoj ato”, ka thënë Pogba, i cili ka hedhur poshtë mundësinë e largimit nga “Old Trafford”.
“Nuk mendoj kështu. Nëse luan dikush tjetër në vendin tim, kjo nuk është padrejtësi. Ndodh vetëm për shkak se trajneri po kërkon diçka tjetër. Ne lojtarët duhet ta pranojmë këtë. Ndoshta ishte rasti për Romelu Lukaku, ose Marouane Fellaini”, ka deklaruar Pogba.