Pogba në ‘radarin’ e Fiorentinës

11 shkurt 2025 | 17:13

Paul Pogba po përgatitet për rikthimin e tij në fushë dhe mund ta shohim në Serinë A. Mesfushori francez është pa kontratë, ndërsa së fundmi ka pasur një interesim për të nga Fiorentina.

“Fichajes” raporton se klubi nga Firence, po mendon t’i ofrojë një kontratë 31-vjeçarit. Te Fiorentina besojnë se mund të përsëritet rasti i David De Gea, i cili u mor falas dhe është kthyer në një pikë kyçe për formacionin.

Afrimi i Pogba do të ishte një përforcim i rëndësishëm për Fiorentinën, për shkak të eksperiencës së francezit. Mesfushori është jashtë prej një kohe të gjatë, për shkak të pezullimit për doping.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), ka njoftuar se ka…