Pogba: Nuk mund t’ia falnim titullin rivalëve

08 prill 2018 | 13:24

Mesfushori Paul Pogba ka qenë vendimtar në ndeshjen derbi të Manchesterit, pasi realizoi dy gola për United, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij 3-2 ndaj rivalëve të City.

Dy gola në dy minuta për Paul Pogba, që u rikthyer protagonist dhe i rëndësishëm për skuadrën e Jose Mourinho, duke i prishur festën ekipit të City, që në fund të pjesës së parë udhëhiqte 2-0.

“E dimë që skuadra e City nuk është një ekip që mbron mirë, që nuk pëlqen të mbrojë, ndaj vendosa të sulmoj më shumë zonën kundërshtare. Nuk doja në asnjë mënyrë ta humbisja këtë ndeshje, pasi t’i jepnin titullin kampion skuadrës së City do të ishte si një vendim për vdekje për tifozët tanë. Ndaj reaguam dhe treguam se sa vlejmë”, ka thënë Pogba.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike…