Pogba operohet me sukses

06 shtator 2022 | 16:07

Klubi i Juventusit ka njoftuar se operacioni i Paul Pogbas ishte “një sukses i plotë”, por është ende e paqartë se sa kohë francezi do të qëndrojë jashtë fushës. Pogba vendosi t’i nënshtrohet një operacioni të dielën, pas ditës së dytë të stërvitjes në “Continassa”.

Dhe, klubi i Juventusit ka njoftuar se operacioni i mesfushorit ka përfunduar me sukses. Reprezentuesi i Francës po vuan nga lëndimi i meniskut.

Mirëpo, është ende e paqartë se sa kohë do të qëndrojë jashtë fushës ish-mesfushori i Manchester Unitedit. Sipas “Sky Sport Italia”, 29-vjeçari mund të të kthehet pas gjashtë javësh, pra mund të jetë i gatshëm për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UEFA ka caktuar gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në…