Pogba, pas fitores 6-2: Asgjë nuk ka mbaruar

30 prill 2021 | 12:07

Manchester United e mposhti Romën në Ligën e Evropës me rezultat 6-2, por mesfushori Paul Pogba ka thënë se asgjë nuk ka përfunduar.

“Rezultati është pozitiv, por asgjë s’ka mbaruar. Duhet të qëndrojmë të fokusuar dhe të bëjmë ndeshje të mirë me të njëjtin mentalitet. Në pjesën e parë bëmë dy gabime dhe pranuam dy gola”, ka thënë Pogba.

“Pas pjesës së parë diskutuam dhe thamë që duhet t’i bëjmë gjërat në mënyrën e duhur, dhe thjesht. Foli edhe trajneri dhe të gjithë ishim të motivuar që të shënonim sa më shumë gola që ishte e mundur”, ka shtuar Pogba.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…