Pogba për herë të parë reagon pas eliminimit të Francës

30 qershor 2021 | 15:55

Paul Pogba më në fund ka vendosur të deklarohet rreth eliminimit të Francës nga Kampionati Evropian.

“Les Blues” u mposhtën në penallti (5-4) ndaj Zvicrës, derisa koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan 3-3.

“Nganjëherë futbolli mund të jetë mizor…mizor dhe gjithashtu i bukur. Ndeshja na solli neve trishtim, por lumturi për kundërshtarët tanë. Kjo është bukuria e futbollit”, ka thënë anëtari i Manchester United. “Natyrisht se të gjithë dëshironim që të kishim rezultat pozitiv.  Falënderojmë tifozët nga e gjithë globi, Ishte e bukur të ju shihnim, të ju dëgjonim dhe të festonim me ju. Për në fund, dua të uroj Zvicrën”, ka thënë Pogba.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbia e ka nderuar me një medalje mirënjohjeje ish-komandantin e…