Pogba planifikon rikthimin në fushë pas dënimit për doping
Fundi i sezonit të kaluar ishte dërrmues për Paul Pogban, ish-mesfushorin francez të Juventusit që u pezullua me katër vite nga agjencia antidoping, pasi u gjet me një substancë të ndaluar në analizat rutinë në Serie A.
Tanimë mesfushori ka apeluar vendimin dhe do jetë CAS në Lozanë që do vendosë pikat mbi “i”, si e vetmja shkallë që mund të ndryshojë këtë vendim, kjo në bazë të provave të reja sipas apelimit. Vendimi nga CAS i Lozanës për rastin Pogba pritet në javët në vijim.
Siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, ditët e fundit futbollisti ka shkuar në gjykatë për të dhënë një dëshmi sekrete. Nëse ankesa pranohet, ka mundësi që Pogba të kthehet në fushë. Në fakt, ai mund të kthehet për të luajtur në Arabinë Saudite me sheikët të gatshëm për t’i ofruar një kontratë. Kujtojmë se pas pezullimit nga organet e dopingut, Juventusi ndërpreu kontratën me Pogban.