Pogba: Pyesni Mourinhon pse luaj kaq pak
02 prill 2018
| 11:50
Mesfushori Paul Pogba e pranon se nuk është mësuar të qëndrojë në bankën rezervë.
“E pranoj që nuk jam mësuar me stolin, pasi kurrë më parë nuk kam qenë i detyruar të qëndroj ulur dhe ta shoh skuadrën duke luajtur. Por kjo situatë më ka bërë më të fortë, pasi këto ngjarje të bëjnë më të fortë dhe lufton më shumë për të ecur përpara”, deklaroi Pogba.
“Mourinho? Nuk kam probleme me të. Nuk jam unë ai që bën skuadrën. Pyesni atë se përse unë luaj kaq pak. Unë respektoj zgjedhjet e tij”, ka shtuar Pogba.