Pogba rikthehet te Juventusi, mungon vetëm zyrtarizimi

06 qershor 2022 | 17:44

Tashmë mungon vetëm zyrtarizimi për rikthimin e Paul Pogbas me fanellën e Juventusit. Sipas asaj që raportojnë mediet ishullore, gjithçka është e kryer dhe mungon vetëm firma në kontratë që gjithçka të finalizohet me sukses.

Ajo që pritet është një takim që do të ndodhë ditët në vazhdim ku do të sistemohen edhe detajet e vogla. Pogba do të përfitojë kështu një pagë prej 7.5-8 milionë eurosh në sezon nga ana tjetër.

Kontrata e tij do të jetë trevjeçare. Në kontratë përfshihet edhe mundësia për ta zgjatur marrëveshjen edhe për një vit tjetër në rast se arrihen disa objektiva. Gjithmonë sipas medieve italiane, rikthimi i tij është vetëm çështje ditësh. Juventusi ka mposhtur kështu konkurrencën e Real Madridit dhe PSG-së për Paul Pogban.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, i ka shprehur ngushëllime familjes…