Pogba shënon supergol (Video)

Franca thuajse ka hipotekuar kualifikimin për në çerekfinale, duke shënuar golin për 3-1 ndaj Zvicrës. Në minutën e 75-të, Paul Pogba shënoi një super gol me një goditje fantastike nga distanca. Padyshim një nga më të bukurit e këtij Evropiani, dhe i 11-ti me fanellën e “gjelave” për të.