Pogba s’largohet nga Unitedi

28 korrik 2020 | 16:57

Paul Pogba ka lënë të kuptohet se e ardhmja e tij qëndron te Manchester Unitedi, ndërsa shpreson të arrijë suksese me “Djajtë e Kuq” në Ligën e Kampionëve.

Klubi anglez e siguroi pjesëmarrjen në garën më të madhe evropiane duke e mbyllur sezonin në pozitën e tretë në Ligën Premiere. Nga ana tjetër, gjatë sezonit 2019/2020 është spekuluar vazhdimisht se mesfushori francez do të largohet nga “Old Traffordi”, me Real Madridin dhe Juventusin të interesuar për shërbimet e tij.

Megjithatë, duke qenë se për shkak të krizës së pandemisë globale, klubet e kanë të vështirë të paguajnë shuma të majme parash, interesimi për të është zbehur. Ndërsa pas sigurimit të një vendi në top-katërshe, 27-vjeçari ka shkruar në rrjetet sociale: “Shkojmë në Ligën e Kampionëve, zemër”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga Koordinatori shtetëror…