Pogba verën tjetër shkon në Reali

16 gusht 2021 | 09:34

Emri i Paul Pogbas është lidhur me PSG-në në periudhën e fundit.

Mesfushori francez ka edhe një vit kontratë me Manchester Unitedit dhe po pret verën e ardhshme për t’u larguar si lojtar i lirë nga “Old Trafford”.

“Sky Sport” shkruan se 28-vjeçari ka zgjedhur Real Madridin si ekipin e ardhshëm në karrierë. Pogba, i cili dhuroi katër asistime në fitoren 5-1 ndaj Leeds Unitedit në javën e parë të Premier Ligës, ka vendosur të respektojë deri në fund kontratën me Unitedin.

Për shërbimet e kampionit të botës me “Gjelat” e Deschamps, interesohen PSG-ja, Juventusi dhe Real Madridi, por lojtari e ka ndarë mendjen dhe sezonin 2022/2023 do të transferohet në “Santiago Bernabeu” nën urdhrat e Carlo Ancelottit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është afati i fundit ku partite politike do të…