Pohimet se qeveria do të vendosë ndalimin e qarkullimit në Mitrovicë, janë shqetësuese për qytetarët
13 korrik 2020
| 13:00
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka theksuar se pohimet se qeveria do të vendosë ndalimin e qarkullimit të personave fizik nga ora 21:00 në Mitrovicë, janë shqetësuese për qytetarët.
“Kërkoj nga Qeveria e Kosovës që mos ta marrë vendim për vendosjen e kësaj mase, sepse situata me Covid-19 nuk mund të menaxhohet me këtë masë”.
“Unë i respektoj rekomandinet e IKShP-së kurdo që ato janë zyrtare, mirëpo kufizime të tilla për qytetarët e Mitrovicës nuk mund të merren pa u konsultuar me mua si kryetar komune”, ka shkruar Bahtiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka theksuar se çdo kryetar komune e njeh situatën në të cilën ndodhen qytetarët e tij, dhe kryetari duhet ta japë pëlqimin përfundimtar.
(M.Q / Epoka e re)