Poirieri dhe McGregori do të ballafaqohen më 10 korrik
14 prill 2021
| 15:13
UFC-ja ka konfirmuar që meçi i tretë i shumëpritur mes Dustin Poirierit dhe Conor McGregorit do të mbahet. Ishte irlandezi që para dy ditëve përmes një postimi në rrjetin e tij social në Twitter njoftoi se nuk do të përballet me Poirierin.
Mirëpo, sot (e mërkurë), UFC-ja në “Twitter” ka konfirmuar që dy palët kanë nënshkruar marrëveshjen dhe përballja e tretë do zhvillohet më 10 korrik 2021.
“Është nënshkruar. Dustin Poirier kundër Conor McGregor 3 është zyrtare për UFC 264 në Las Vegas”, shkruhet edhe në njoftimin që e ka bërë UFC-ja në “Facebook”.