Polakët ndërtojnë labirintin më të madh në botë nga bora
02 shkurt 2020
| 12:33
Në Poloni është ndërtuar labirinti më i madh në botë prej bore, që po tërheq në masë të madhe vëmendjen e banorëve lokalë, por edhe të turistëve.
Labirinti nga bora që duket si në ëndrra gjendet në Zakopane në kufi më Sllovakinë. Zakopane është një qytet i vogël dhe shumë i njohur për sportet dimërore, por edhe për numrin e madh të turistëve.