“Polaku” i Peranit sot në drekë zbulon shtatoren e Albin Kurtit në Podujevë

14 shkurt 2024 | 08:13

Sabahudin Uka, një mërgimtar nga Spanja me nofkën “Polaku”, sot në fshatin Peran të Podujevës do ta zbulojë një shtatore të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Albin Kurti, shpresa e fundit”, shkruhet poshtë shtatores.

Sipas Indajderit, kostoja totale e saj është 50 mijë euro.

Familjarët kanë bërë me dije se shtatorja s’është përgatitur nga vetë Uka, mirëpo ai ka paguar skulptorë nga Kosova për një gjë të tillë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përveç subvencionimit të lindjeve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare…