Polemika që përfundoi në mënyrë shembullore
Polemika në mes politologut Bardhyl Mahmuti dhe teologut Mustafa Bajrami përfundon në mënyrë të tillë që duhet të shërbejë si shemb.
Pas konfrontimit të mendimeve dhe fyerjeve që janë të zakonshme në polemikat që zhvillohen te ne, teologu Mustafa Bajrami kërkon falje për fjalët e pakontrolluara që ka përdorur gjatë polemikës. Me këtë rast Bardhyl Mahmuti shkruan: “Mustafa Bajrami, e ke të falur kat me kat, siç thotë një shprehje popullore!”
Po sjellim për lexuesin publikimet që janë bërë në faqet e “Facebook”-ut të Bardhyl Mahmutit dhe Mustafa Bajramit sepse konsiderojmë se është një shembull shumë i mirë për mënyrën se si duhet të mbyllen divergjencat në mes të intelektualëve.
“Të dashur miq,
Në komentin e tij në profilin tim të Facebook-ut, teologu Mustafa Bajrami shkroi me sa vijon:
“Provokacija” është një titullim, jo vetëm i një emisioni provokativ, që prek shpirtin e secilit shqiptar, por edhe i një gjendje skizofrenie të një skizofreni të pamoralshëm. Njerëz si këta, janë në gjendje të nxjerrin në pazar edhe më të shtrenjtën, vetëm e vetëm që të kanë sahanë për të lëpirë, apo, që të jenë në fokus për t’u mburrur me skizofreninë e tyre. Bardhyl Mahmuti, të përgëzoj për punën tuaj, dhe, ja këtu, shprehu botërisht borxhin që të kam, dhe ai është, të ju kërkoj falje për fjalët e mia të pakontrolluara që i kisha shkruar ndaj jush, kur kisha, kinse konstatuar, se po shkruani dhe po veproni si një komunist i rryer i dikurshëm që nuk e do fenë. Ajo që më bëri që edhe këtu në murin tuaj të kërkoj falje, është gabimi im, dhe guximi juaj t’i rrini në ballë një njeriu si ky (Mustafa Nano) që pjell provokacione serbe mbi ne shqiptarët. Mbes me shpresë të pranoni kërkimfaljen time…!Mustafa Bajrami
Përshëndetje Mustafa Bajrami,
Të faleminderit për kontributin tënd që polemikat tona të mbyllen në mënyrën më korrekte të mundshme dhe të orientohemi, secili në mënyrën e vet, që të japim kontributin tonë në fushat ku jemi kompetent. Edhe pa kërkim-falje ne kemi ruajtur raporte të shkëlqyera njerëzore, madje edhe gjatë periudhës kur kishim divergjenca. Nga ana ime e ke të falur kat me kat, siç thotë një shprehje popullore. Të dëshiroj ty dhe dashamirëve tu shëndet dhe suksese”- përfundon përgjigja e politologut Bardhyl Mahmuti.