Polica arreston një person që grabiti 2 000 euro në një bankë

25 qershor 2019 | 14:47

Me datën 24 qershor 2019, në rrugën “Mbretëresha Teutë”, derisa ishte duke patrulluar Njësia e Hetimeve Rajonale, ka vërejtur se i kërkuari për veprën penale ‘grabitje’, Ç. B. 19-vjeçar, gjendet në veturën e cila ishte në lëvizje, ku policia ka arritur ta përcjellë veturën në fjalë duke bërë arrestimin e këtij personi të dyshuar.

Personi i dyshuar tashmë i arrestuar dyshohet për kryerjen e veprës penale ‘grabitje’, të raportuar me datën 14.05.2019 në Vushtrri.

Nga hetimet e deritanishme të policisë, bazuar në deklaratën e viktimës, bëhet me dije se me datën 14.05.2019 i dyshuari në një bankë ka grabitur 2 000 euro.

Me urdhër të prokurorit të çështjes, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka tërhequr Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin…