Polica arreston tre persona, tentuan ta thyejnë një depo

08 janar 2021 | 14:45

Policia e Kosovës në Istog ka arrestuar tre persona të cilët dyshohen për vjedhje të rëndë në tentativë.

Policia ka bërë me dije se kanë marrë një informatë nga një qytetar se një rrugën “Fehmi Agani” në Istog, disa persona kanë qenë duke tentuar ta thyejnë derën e një depoje.

“Menjëherë patrolla policore iu ka përgjigjur rastit dhe nё vendngjarje ka arritur ta arrestojë njёrin nga tё dyshuarit, gjersa dy (2) tё dyshuarit tjerё kanё arritur tё largohen nga vendi i ngjarjes, Policia iu ёshtё vёnё pas dhe pas njё kohe tё shkurtёr ka arritur tё arrestojë edhe dy (2) tё dyshuar”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Dy nga të arrestuarit janë 20 vjeç, ndërkaq tjetri është vetëm 19 vjeç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur të premten mbledhjen…