Policë të armatosur rëndë i ofrojnë McDonald’s agresorit

29 janar 2020 | 16:11

Policia në Britani përdori një mënyrë mjaft të veçantë për të negociuar me një person të armatosur që të dorëzohej, duke i ofruar atij mëngjesin nga McDonald’s.

Oficerët e armatosur rëndë përdorën një vakt McMuffin që kushton 5 USD për të joshur personin e armatosur, i cili ishte mbyllur në një banesë në Kidderminster prej 9 orësh dhe kërcënonte se do të vriste veten.

Por ai nuk e pranoi ofertën dhe i përzuri efektivët duke thënë se nuk ishte i interesuar për ushqim. “Mbase donte një Burger King”, tha me shaka një nga dëshmitarët në vendngjarje.

Policia në “West Mercia” konfirmon se porositi ushqim në McDonald’s për këtë rast duke thënë se ofrimi i ushqimit është një nga taktikat e zakonshme që përdoret nga negociatorët në ngjarje të ngjashme.

Pas 9 orësh, personi i armatosur u vetëdorëzua dhe u arrestua në lidhje me akuza për armëmbajtje pa leje./A2

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas rënies në…