Policët e doganierët shfrytëzojnë rrugë alternative për të shkuar në punë në Bërnjak
29 shtator 2018
| 22:37
Policia dhe oficerët e Doganës së Kosovës kanë udhëtuar nëpër rrugë alternative për të bërë ndërrimin në pikën kufitare në Bërnjak pas bllokimit të rrugës në hyrje të Zubin Potokut nga ana e serbëve lokalë.
Serbët e kësaj ane bllokuan rrugën që çon për në pikën kufitare Bërnjak pas vizitës së paparalajmëruar të presidentit Thaçi në Ujman dhe në Bërnjak.
Lajmi për udhëtimin e policëve dhe oficerëve doganorë nëpër rrugë alternative e kanë konfirmuar për Kallxo.com burime brenda Policisë së Kosovës.