
Policët e rinj nënshkruajnë kontratat
07 nëntor 2019
| 16:15
Sot duke filluar nga ora 9:00 dhe nga ora 13:00 në sallën e stacionit policor “Qendra” në Prishtinë ka filluar nënshkrimi i kontratave për kandidatët e gjeneratës së 55-të për zyrtarë policorë të cilët do të fillojnë trajnimin me datën 11 nëntor 2019 në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.
Nënshkrimi i kontratave nga kadetët do të vazhdojë edhe nesër në intervalet e njëjta kohore.
Gjenerata e 55-të do të ketë gjithsejtë 446 kadetë.