Policët e rinj pa pajisje të nevojshme

22 gusht 2024 | 20:56

Gjenerata e 60-të e Policisë së Kosovës ende nuk janë pajisur me të gjitha pajiset e nevojshme për punë. Ata kanë mungesa të sprejve, shkopinjëve të gomës dhe disa nga ta edhe nuk kanë as armë. Por sipas IPK-së, kjo gjeneratë, nuk është e vetmja që ballafaqohet me problemi e tillë, e derisa nga Policia e Kosovës nuk janë përgjigjur për këtë temë, njohës të çështjeve të sigurisë përmendin rreziqet që mund të sjellë për ta kjo situatë.

Janë gjenerata e fundit që janë bërë pjesë e Policisë së Kosovës.

Mirëpo, të njëjtit ani pse kanë filluar të dalin në teren, u mungojnë disa paisje të cilat janë esenciale, si spreji, radiolidhja, shkopinjtë  e gomës e me raste edhe arma.

Kjo i është thënë televizionit nga disa zyrtarë policorë nga të kësaj gjenerate.

Për këtë çështje, TV Dukagjini dërgoi pyetje tek Ministria e Punëve të Brendshme, por nga ky institucion, thanë se informatat për këtë duhet të merren nga Policia e Kosovës.

E këta të fundit nuk kthyen përgjigje gjatë kësaj të enjte.

Mungesa e pajisjeve për disa zyrtarëve, rezulton se nuk është problem vetëm i gjeneratës së fundit të policisë, asaj të 60tës.

Në një raport nga inspektimi i kryer nga Inspektorati Policor i Kosovës, me titull “Vlerësimi i protuberancës së Stacionit Policor të Prishtinës – Qendër”, rezulton se edhe pjesëtarë të gjeneratave paraprake, kanë mungesa të pajisjeve.

“Sipas një inspektimi të realizuar nga menaxhmenti i Stacionit në muajin janar të këtij viti, nga numri prej 141 zyrtarëve të inspektuar, me sprej nuk kanë qenë të pajisur zyrtarët policor të gjeneratës 57 dhe 58, 5 (pesë)  zyrtarë policor nuk kanë pasur jelekë anti-plumb, 3 të tjerë nuk kanë pasur bateri për ndriçim, 38 nuk kanë pasur radio lidhje, kurse nuk janë raportuar mungesa të prangave dhe shufrave metalike”, thuhet në raport.

Mungesën e tyre e sheh goxha shqetësuese ish zv.ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha.

“Mungesa e tyre përveç që produktivitetin, dhe efikasitetin e  punës natyrshëm që mund të rrezikoj edhe vet jetën e zyrtarëve policor por edhe  nuk do të jenë efikas edhe në mbrojtjën e jetës së qytetarëve”, u shpreh Hoxha.

Hoxha shton se policia duhet të sigurohet që me diplomimin e policëve  të kenë edhe mjetët e nevojshme menjëherë.

“Në momentin kur diplomojnë dhe fitojnë autorizimet e plota policore, këta punojnës të policisë të pajisën 100% me të gjitha pasjisjet e nevojshme dhe për të ushtruar kompetencat e plota dhe punët që i takojnë një punonjësi të policisë”, vijoi ai.

Gjenerata e 60 e Policisë së Kosovës ende nuk ka mbushur një muaj nga diplomimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrafete Kryeziu-Manaj rrëfeu për pjesëmarrjen e saj në demonstratat e…