Policët elitarë protestojnë të shtunën
06 dhjetor 2023
| 13:15
Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës do të protestojë përsëri para objektit të qeverisë.
Ata kanë vendosur që këtë protestë ta mbajmë të shtunën e 9 dhjetorit.
Lajmin për “Klan Kosovën” e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri.
Ata do të protestojnë me kërkesat e kaluara, ku në theks është shtesa e rrezikshmërisë në punë.
Javë më parë kjo njësi ka zhvilluar takim me kryeministrin Albin Kurti, por që nuk është arritur marrëveshje.