Policët ia shpëtojnë jetën fëmijës në qendër të Prishtinës
Policët e njësitit të biciklistëve kanë arritur që sot t’ia shpëtojnë jetën një fëmije në qendër të Prishintës.
Kjo pasi ai kishte mbetur pa ndjenja. Policia ka bërë të ditur se pas dhënies së ndihmës së parë nga policët, fëmijës i është kthyer frymëmarrja.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës gjithmon afër qytetarit.
Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë informatë se në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë një fëmijë është duke humbur ndjenjat për shkak të asfiksionit.
Njësiti i Biciklistëve i policisë ka reaguar menjëherë dhe me shpejtësi ka arritur në vendin e ngjarjes.
Me të arritur në vendin e ngjarjes policia ka vërejtur se fëmiut i’u kishte rrotulluar gjuha duke i shkaktuar probleme me frymëmarrjen.
Menjëherë zyrtarët policor kanë filluar me dhënien e ndihmës së parë si dhe lirimin e e rrugëve të frymëmarrjes së fëmiut me ç’rast të njëjtit i është rikthyer frymëmarrja normale.
Me shpejtësi nga aty ai është dërguar nga ana e policeve për në shtëpinë e shëndetit në qendër përderisa më pas është transferuar në QKUK për trajtimin adekuat mjekesor.
Policia e Kosovës është e hapur dhe mirëpret tendencat e të gjithë qytetarëve për krijimin e reacionit të ndërsjellë për afërsi dhe bashkëpunim.