Policët ndjekin kalin e pabindur në plazh (Video)

27 maj 2020 | 10:10

Një efektiv policie, që po patrullonte plazhin “Venice” në Los Anxhelos bashkë me kolegët, u detyrua të ndiqte për disa metra në rërë kalin e tij, i cili nuk u bindej urdhrave për të ndaluar.

Në një video që u përhap me shpejtësi në rrjet, kali duket sikur luan me policin, pasi e pret deri sa ai të afrohet e më pas largohet duke mos i dhënë mundësinë që ta kapë.

Në fund u deshën tre efektivë, njëri mbi një tjetër kalë, për të ndalur kafshën që, pasi u qetësua, la policin ta merrte me vete.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koreja e Jugut raportoi shtimin më të madh të rasteve…