Policët, u kidnapuan apo u rrëmbyen, tregon Daut Dauti

14 qershor 2023 | 20:43

Studiuesi dhe publicisti Daut Dauti, sot, pas rrëmbimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga njësitë speciale serbe në territorin e Kosovës, e pas njoftimit të medieve se ata janë rrëmbyer, ka bërë një sqarim për opinionin publik për domethënien e fjalës kidnapim dhe asaj rrëmbim, raporton “Epoka e re”.

Më poshtë komenti i tij:

“Këto dy akte të paligjshme shpesh mund të duken veprime të njejta, por dallohen. Legjislatura ka definicione të ndryshme për kidnnapim dhe rrëmbim dhe këtu shihet dallimi. Kidnapimi (Kidnapping), zakonisht shoqërohet me kërkesën për shpërblim në para apo përfitime tjera. Rrëmbimi (ransom) është veprimi kur personi merret me dhunë nga lokacioni i tij apo duke e bindur në mënyrë mashtruese. Këto dy terme përzihen në mediet tona pasi që u mungon njohuria (juridike).

Pra, policët e Kosovës janë rrëmbyer. Por, nëse Serbia për lirimin e policëve kërkon para apo diçka tjetër si shpërblim, atëherë kemi të bëjmë me kidnapim. Të dy rastet (kidnapimi dhe rrëmbimi), janë veprime kriminale dhe zakonisht nuk kryhen nga shteti. Por, ky rast mund të cilësohet me cilindo definicion pasi që Serbia nuk ka vepruar si shtet, por si organizatë kriminale.

Në raste të luftës, ky veprim do të ishte zënie rob. Por, pasi që Kosova dhe Serbia nuk janë në gjendje lufte, rasti duhet të shqyrtohet si veprim kriminal dhe shkelje e paligjshme e territorit shtetëror të Kosovës apo cenim i sovranitetit. Kjo është arsyeja që Serbia pohon se policët e Kosovës i ka kapur në territor të Serbisë. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës,…