
Policëve në aeroporte u kërkohet të qeshin më pak
11 tetor 2018
| 11:38
Policëve në aeroportet e Indisë u është kërkuar të qeshin më pak. Ky vendim është marrë duke u justifikuar se atmosfera festive mund ta krijojë idenë e mungesës së sigurisë dhe është kërcënim për sulme terroriste.
Forca Industriale e Sigurisë së këtij shteti, e cila është përgjegjëse për sigurinë e fluturimeve, ka kërkuar nga stafi të jetë “më vigjilent sesa i shoqërueshëm”.