Polici Armend Trena varroset me nderime të larta shtetërore

08 maj 2018 | 18:44

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Armend Trena, është varrosur të martën me nderime shtetërore në fshatin e tij të lindjes, Begracë të Kaçanikut.

Trupi i pajetë i policit Armend Trena u gjet të hënën në ujërat e lumit Lepenc, ku me veturën zyrtare bashkë me kolegun e tij, Malsor Dashi, kishin rënë në mbrëmjen e 28 prillit.

Familjen, miqtë e kolegët e policit Armend Trena i ka ngushëlluar ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, përmes një telegrami.

Në telegramin e ngushëllimit, ministri Gashi ka thënë se MBP-ja do ta kujtojë policin Armend Trena çdoherë si një punëtor shembullor.

Ndërsa, në një fjalë rasti, togeri Jaser Jaha nga stacioni policor i Kaçanikut, ka thënë se ai dhe kolegët e tij ndihen të trishtuar nga dhimbja e shkaktuar nga vdekja e kolegut Armend Trena.

Ai ka thënë se Armend Trena po i lë në kohën kur më së shumti i duhej familjes, shërbimit e atdheut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK)…