Polici Artur Mrasori dërgohet për trajtim të mëtutjeshëm në Turqi
30 janar 2020
| 22:47
Artur Mrasori, polici i Republikës së Kosovës, i cili mbeti i lënduar në shpërthimin që ndodhi gjatë kësaj jave në Zhur të Prizrenit, është nisur pëtrajtim jashtë vendit, në Turqi.
Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, pas trajtimit që ka marrë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, gjendja shëndetësore e policit Mrasori është stabilizuar dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Për të siguruar një trajtim të mëtutjeshëm për gjendjen e tij, Mrasori është dërguar nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të Kosovës në një spital në Turqi. Së bashku me policin Mrasori ka udhëtuar edhe babai i tij, Ganimet Mrasori.