Polici godet të riun, dalin pamjet nga brenda stacionit të policisë
Haris Kelmendi, pjesëtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë, është arrestuar mbrëmë për herë të dytë, nën dyshimin për veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.
Në një video që ka publikuar Sinjali, zyrtari policor – Haris Kelmendi e keqtrajton një 18 vjeçar. Ngarja ka ndodhur më 2018.
“Ndreçu mirë, ço krytë”, janë urdhrat që ia parashtron Kelmendi 18-vjeçarit në fjalë, teksa e incizon përgjatë momentit.
Më pas, ai shihet në video duke ushtruar dhunë fizike ndaj 18-vjeçarit, i cili sipas Sinjalit është dërguar në stacion policor për veprën penale ‘kundërvajtje’.
Përkundër denoncimit në IPK, Drejtorinë për Standarde Profesionale dhe në Stacion Policor, viktima nuk ia doli ta “dëshmojë” keqtrajtimin e policit, Haris Kelmendi.
Mirëpo, rreth dy vjet më pas, krimi i zyrtarit policor Haris Kelmendi, u provua nga vetë telefoni i tij, i cili ishte sekuestruar dhe dërguar për ekzaminim në qershor të vitit 2020.
I njëjti medium po raporton se video-incizimi i keqtrajtimit ishte shpërndarë nga vetë Haris Kelmendi te dhjetëra zyrtarë policorë.