Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, kjo është gjendja e tij
03 maj 2024
| 21:21
Gjendja e zyrtarit policor, i cili u godit nga e dyshuara A.A, në kohën kur i njëjti ishte në detyrë, është stabile.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i emergjencës, Naser Syla. “Gjendja është stabile, nuk ka lëndime të rënda”, u shpreh Syla përmes telefonit për klankosova.