
Polici i Kosovës gjendet i vdekur në banesën e tij në veri të Mitrovicës
04 qershor 2022
| 15:22
D.V., rreth 45 vjeçar, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, bëjnë të ditur burime të KosovaPressit nga veriu.
Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën “Xhon Kenedi”, në veri të Mitrovicës, përkatësisht në banesën ku ka jetuar viktima.
Burimet më tej kanë shtuar se viktima ka qenë pjesëtar i policisë së Kosovës dhe ka shërbyer në stacionin e veriut të Mitrovicës, ndërsa ka jetuar i vetëm në banesë.
KosovaPressi ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e policisë për rajonin e veriut në lidhje me ngjarjen, por pa sukses.