Polici i vrarë Sami Thaqi dekorohet me urdhrin “Hero i Kosovës”

29 janar 2020 | 15:31

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot policin e vrarë Sami Thaqi e ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës”.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se heroizmi i Samiut dhe policive tjerë të rënë në krye të detyrës është krenari e Republikës së Kosovës.

“Polici i rënë në krye të detyrës, Sami Thaqi, është heroi më i ri i Republikës së Kosovës. Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, sot për policin Sami Thaqi ndava urdhrin “Hero i Kosovës”. Heroizmi i Samiut, Enverit, Izetit dhe i dhjetëra policëve të rënë në krye të detyrës është krenari e Republikës së Kosovës. Sakrifica e tyre në mbrojtje të rendit dhe ligjit na obligon që të punojmë edhe më shumë për një Kosovë të qetë e stabile dhe një vend më të mirë për gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar Thaçi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Valon Berisha do…