Polici iu flet shqip serbëve në veri: Protestën kërkush nuk ua ndalon, por rrugën duhet me liru
20 shtator 2021
| 10:28
Njësia Speciale e Kosovës është vendosur në pikat kufitare në Jarinje, për të kontrolluar zbatimin e marrëveshjes së reciprocitetit lidhur me targat.
Pas këtij vendimi, qytetarë serbë kanë dalë për të protestuar dhe njëkohësisht kanë bllokuar rrugën.
Njëri nga pjesëtarët e policisë së Kosovës, iu ka drejtuar serbëve në gjuhën shqipe duke iu thënë: “Protestën kërkush nuk ua ndalon, por rrugën duhet me liru”.
Ndiqeni më poshtë videon e publikuar nga mediat serbe.