Polici me dëmtime në sy do të transferohet në Turqi
30 janar 2020
| 16:37
Pjesëtari i Policisë Artur Mrasori i cili pësoi lëndime serioze në sy gjatë incidentit me eksploziv në Zhur të Prizrenit, do të dërgohet për trajtim të mëtutjeshëm në Turqi.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, babai i policit në fjalë, Ganimet Mrasori.
Artur Mrasori syrin e majtë e ka shumë të lënduar dhe rrezikon që ta humbasë tërësisht, kështu që është vendosur që ai të transferohet në një qendër më të avancuar.