Polici që vrau George Floyd apelon vendimin

24 shtator 2021 | 14:58

Ish-oficeri i policisë në Minneapolis i dënuar për vrasjen e afro-amerikanit, George Floyd, në vitin 2020 ka deklaruar se do të apelojë vendimin e gjykatës të marrë kundër tij.

Derek Chauvin ka shprehur pakënaqësi me jurinë që tha dënimin, duke pretenduar se ka pasur konflikt me ta.

Sipas dokumenteve të gjykatës të depozituara të enjten, Chauvin pretendon se gjyqtari abuzoi me ligjin, duke përfshirë mohimin e një kërkese për shtyrjen ose zhvendosjen e seancës nga Minneapolis.

Ish-oficeri tha se nuk kishte asnjë përfaqësues ligjor për procesin e apelit pasi, departamenti i policisë ku ai punonte nuk ka më detyrim që të paguajë një avokat për të.

Ish-polici u dënua me mbi 22 vjet burg pasi mbajti të bllokuar Floyd me gjurin e tij për më shumë se nëntë minuta, duke i shkaktuar dhe vdekjen. Pas vdekjes së afro-amerikanit SHBA u përfshi nga protesta masive kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë./tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës…