Policia: 5 573 shoferëve u është ndaluar drejtimi i mjetit
14 tetor 2019
| 15:57
Policia e Kosovës vazhdon me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.
Sipas një njoftimi për media të policisë, gjatë periudhës kohore janar – shtator 2019, 5 573 shoferëve u është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik, ndërkaq 12 285 shoferëve u kanë vendosur pikë negative.
“Apelojmë që të respektohen rregullat në trafikun rrugor, në të kundërtën mund të mbeteni pa patentë shoferi”, është theksuar në njoftimin e Policisë së Kosovës.
/Epoka e re/