Policia apelon për kujdes dhe mosndezje të zjarreve fushore
Policia e Kosovës, me qëllim të parandalimit të zjarreve dhe zjarrvënieve të qëllimshme, apelon te të gjithë qytetarët dhe në veçanti te fermerët që në asnjë rrethanë të mos i djegin hapësirat fushore hamulloret.
“Me djegien e hamulloreve po rrezikohet jeta e njerëzve, po rrezikohet pasuria e tjerëve, objektet e banimit, objektet ekonomike, si dhe djegia e pyjeve”.
“Po ashtu me djegien e hamulloreve po shkaktohet edhe ndotja e ambientit, andaj apelohet për mos djegie dhe shkaktim të zjarreve, pasi nga zjarre të vogla po shkaktohen vatra të zjarreve, në të kundërtën policia do të ndërmerr masa ligjore ndaj atyre që shkaktojnë zjarre”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas policisë, ndezja e zjarreve në këtë kohë me temperatura të larta, ndikon në përhapjen e shpejtë të zjarreve dhe shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm.
“Andaj kërkohet kujdes që të mos ndizen zjarre:, është theksuar në njoftimin e Policisë së Kosovës.