Policia apelon për kujdes në trafik
25 dhjetor 2017
| 15:39
Policia e Kosovës me qëllim të reduktimit të aksidenteve në trafikun rrugor apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të jenë të kujdesshëm dhe sa më vigjilentë gjatë drejtimit të automjeteve të tyre.
Vëmendje kërkohet, posaçërisht në këtë periudhë kur kanë filluar ndryshimet atmosferike dhe mund të ketë kufizim të dukshmërisë dhe paraqitje të ngricave, rrugët bëhen më të rrëshqitshme dhe qarkullimi nëpër rrugë vështirësohet.
“Drejtuesit e automjeteve duhet të posedojnë pajisje dimërore dhe të respektojnë rregullat që dalin nga ligji i trafikut”, është thënë në njoftimin e policisë.