Policia apelon për kujdes në trafikun rrugor

07 shtator 2022 | 09:47

Në kuadër të realizimit të detyrave ligjore dhe zbatimit të planeve operative; “Sezoni veror” dhe “Siguria në trafikun rrugor” me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut, me theks të veçantë atyre me fatalitet, njësiti policor nga Stacioni policor në Obiliq, ka ndaluar një veturë ku pas matjes së nivelit të alkoolit me alkotest shoferi rezulton se ka 0.85 promil të alkoolit në gjak.

Ndaj shoferit janë marr masat ligjore ku të njëjtit i është shqiptuar gjoba prej 200 euro, 2 pikë negative dhe i është konfiskuar patent shoferi për gjashtë muaj.

Policia e Kosovës do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në trafikun rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit në rrugë.

“Ftohen qytetarët e vendit që të bashkëpunojnë më policinë dhe për të gjitha kundërvajtjet që vërejnë në trafik, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrin pa pagesë 192. Të dhënat e juaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar memorandum…