Policia arrestohen tre persona të dyshuar për para false

23 qershor 2021 | 15:38

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Mitrovicë ka njoftuar se sot pas hetimeve paraprake, ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre të dyshuarve: B.M., M.Sh., F.K., kurse i dyshuari Sh.D., gjendet në arrati.

Sipas njoftimit për medie të policisë, tre të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin se janë të përfshirë në veprën penale ‘falsifikim i parasë’.

“Hetuesit policorë, si provë materiale kanë sekuestruar: 3×500 euro, gjithsej 1500,00 euro, 320×100 dollarë amerikan dhe 160×50 dollarë amerikan gjithsej 40.000,00 dollarë, tre telefona mobil, pasaporta dhe dokumentet identifikuese të të dyshuarve dhe dy veturat te përdorura nga të dyshuarit”, është thënë në njoftimin e policisë.

Paratë e sekuestruara dyshohet të jenë të falsifikuara.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vaksina kubaneze “Abdala” është 92.28% efektive ndaj koronavirusit, sipas studimeve…