Policia arrestoi 44 persona
25 prill 2020
| 10:41
Në 24 orët e fundit Policia e Kosovës ka arrestuar 44 persona të cilët nuk kanë respektuar masat për lëvizje në kohën e pandemisë së virusit “Korona”. Policia ka njoftuar se më së shumti persona janë arrestuar në Prizren, gjithsej 25. Ndërsa në Prishtinë janë arrestuar 6 persona, Gjilan 3, Ferizaj 5, Gjakovë 1, Mitrovicë e Jugut 3, Mitrovicë e Veriut 1.