Policia arrestoi 76 persona
10 prill 2020
| 10:09
Policia e Kosovës ka arrestuar 76 persona nga qytete të ndryshme të vendit të cilët nuk kanë respektuar masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. Në këtë listë prin Gjakova, ku të arrestuar janë 13, në Gjilan 12, Prishtinë 11, ndërsa në Pejë janë arrestuar 10 persona. Ndërsa sa iu përket aksidenteve, gjithsej kanë ndodhur 8 aksidente me të lënduar, ndërsa 9 aksidente janë pa lëndime. Numri i tiketave të shqiptuara për një ditë është 235.