Policia arrestoi 78 persona, 67 vetëm në Prishtinë
07 prill 2020
| 11:42
Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh të ngjarjeve në Kosovë, ka njoftuar se la ndaluar dje 78 persona në të gjitha komunat e Kosovës pasi kanë shkelur kufizimin e orarit të lëvizjes. Ara nuk e kanë respektuar “orën policor” të lëvizjes, nga ora 6:00 deri në 17:00. Ata kishin dalë pa ndonjë arsye në intervalin kohor kur ndalohet lëvizja e qytetarëve. Kryesisht rastet e shënuara janë në komunën e Prishtinës, me 67 persona të arrestuar.