Policia arreston dhe kthen mbrapa dy serbë, kishin hyrë ilegalisht në Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy shtetas të Serbisë, pasi të njëjtit kishin hyrë në Kosovë përmes rrugëve alternative nga Serbia.
Policia ka bërë me dije se atyre u është caktuar masa e arrestit për 48 orë, pasi që njëri kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.
“Banjë Dog 16, Zubin Potok, 16.09.2021-07:03. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë për shkak se përmes rrugëve alternative nga territori i Serbisë kanë hyrë në territorin e Kosovës. Te dyshuarit janë ndaluar nga patrulla policore deri sa kanë qenë duke lëvizur me automjetin e tyre me targa te Serbisë. Të dyshuarve me vendim të prokurorit u është caktuar masa e arrestit për 48 orë, por pasi njëri prej tyre në testin që ju ka bërë në QKMF Prishtinë ka rezultuar pozitiv i infektuar me virusin Covid-19 janë depërtuar në territorin e Serbisë dhe lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.