Policia arreston disa zyrtarë të Njësitit për Patentë Shoferë
Në një aksion të zhvilluar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë në Pejë, janë arrestuar zyrtarë të Njësitit për Patentë Shoferë
Një aksion i zhvilluar në orët e para të së martës në Pejë ka rezultuar me arrestimin e disa zyrtarëve të Njësisë për Patentë Shofer.
Kështu ka njoftuar zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durimishi, nëpërmjet një videoje të publikuar në profilin e tij në Facebook.
“Në Pejë kanë ndodhur arrestimet e zyrtarëve që kanë punuar në Njësinë e Patentë Shoferë në Pejë. Ne me kohë i kemi raportuar këto raste. Shpresoj se kjo çështje do të shkojë deri në fund, dhe të gjitha ata që janë të përfshirë të marrin dënimin e merituar. Falënderoj organet e drejtësisë për veprimet që janë ndërmarrë deri tani”, ka thënë Durmishi.
Aksioni është zhvilluar nga Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
Gjithashtu, një aksion i ngjashëm nga organet përgjegjëse është kryer ditë më parë në rajonin e Pejës, ku ka rezultuar me arrestimin e disa personave.