Policia arreston dy persona për falsifikim te dokumenteve
Realizimi i detyrave dhe autorizimeve policore në mënyre profesionale ka rezultuar që, sot më datë 11.11.2021, Policia e Kosovës, konkretisht autoritetet policore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ANP “ Adem J ashari” gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumentave të nevojshme për kalimin e kufirit, për udhëtim jashtë Republikës së Kosovës, kanë hasur në dy udhëtar me iniciale (E.C. dhe D.A.), të cilët nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve janë ndaluar dhe arrestuar nga autoritetet kosovare.
Lidhur me qështjen është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të tij janë inicuar rastet, ndërsa personat e arrestuar janë derguar në qendrën e mbajtjes për procedura të mëtejme.
Autoritetet e Policisë së Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, janë të përkushtuara për menaxhimin efikas dhe efektiv të kufirit shtetëror.