Policia arreston dy persona të dyshuar për vjedhje në Gjakovë, sekuestrohen dy armë
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje në Gjakovë.
Në njoftimin e policisë është bërë me dije se gjatë ditës së sotme, policia ka realizuar kontrolle në tri lokacione të ndryshme mbi bazën e dyshimit për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve”.
Personat e arrestuar janë Z.M., dhe M.Th., të cilëve gjatë kontrollit në lokacionet e dyshimta policia i ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike me dhjetë copë fishek të kalibrit të njëjtë si dhe një pushkë gjuetie me gjashtë copë fishekë.
Lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të së cilit, pas përfundimit të procedurave policore, dy prej personave të arrestuar janë ndaluar për 48 orë në ndalim policor.